Lehtë

E lehtë është drita e këtyre netëve,
si shpirti i kujt gjalloi pa shumë tundime,
si frymë jepet e merret ajo thjesht mes
dy burimeve, kujtimi i saj është po ashtu
i lehtë si brymë; i thjeshtë është bari nën të,
kaq jemi tash, veç një tejduk për rrezet
që na shkrijnë, një shtresë akulli nën gjuhën
e kujt tret kohë e përmbarime… Të vdes
dua unë në netë të tilla, të shtrihem si fije
në sqep e t‘u ndih të ndreqin foletë e tyre
zogjtë që vijnë e shkojnë sërish në qiej,
zogjtë e zinj sqepverdhë, zogjtë e zinj
si hije… kredhur aty të harroj vetëdijen,
të harroj ç’kam qenë e peshën të hedh tej,
ngricën ta rrëzoj mbi tokë e të ngrihem
ashtu drejt yjeve që t’verbojnë krejt…
.
.
Daniel Ilinca

Praying Mantis

About these ads

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s